Zbulohet plani i Juventusit në merkato, ja objektivat në çdo repart

Në prag të Botërorit të Klubeve, Juventusi po zhvillon një punë intensive pas kuintave për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi bardhezi ka prioritet afrimin e katër lojtarëve të rinj: një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues.
Në mbrojtje, emri që spikat është ai i Leonardo Balerdi nga Marseille. “Zonja e Vjetër” është e gatshme të përfshijë në marrëveshje njërin mes Nico Gonzalez apo Samuel Mbangula, si dhe një shumë të konsiderueshme parash për të bindur klubin francez. Alternativa të tjera në prapavijë janë talentët e rinj Giovanni Leoni (Parma) dhe Pietro Comuzzo (Fiorentina).
Në mesfushë, Juventusi ka hedhur sytë nga emra të kalibrit të lartë. Davide Frattesi i Interit dhe Florentino i Benficës janë mes objektivave kryesorë, ndërkohë që Sandro Tonali mbetet dëshira më e madhe e klubit. Megjithatë, Newcastle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ish-mesfushori i Milanit.
Në repartin ofensiv, kërkohet një emër që bën diferencën. Në listën e sulmuesve janë përfshirë tre kandidatë të nivelit të lartë: Viktor Gyökeres (Sporting), Mateo Retegui (Genoa) dhe Jonathan David (Lille).
Me lëvizje të tilla, Juventusi synon jo vetëm rikthimin në majat e futbollit italian, por edhe përfaqësimin me dinjitet në arenën ndërkombëtare.