Zbulohet prapaskena/ Anglia kishte arritur marrëveshje me Guardiolën para se të zgjidhte Tuchelin

Thomas Tuchel është përballur me kritika të shumta në Angli pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, veçanërisht për mënyrën e menaxhimit taktik të ndeshjes pas kalimit në avantazh.

Trajneri gjerman ka konfirmuar se dëshiron të vazhdojë në drejtimin e “Tre Luanëve”, pavarësisht zhgënjimit të madh pas humbjes në gjysmëfinale. Në kontratën e tij ekzistonte një klauzolë që i jepte Federatës Angleze të Futbollit mundësinë për ta shkarkuar, por vetëm në rast se skuadra nuk do të arrinte të paktën çerekfinalet e Botërorit.

Megjithatë, sipas The Athletic, historia e Anglisë në këtë Botëror mund të kishte qenë krejt ndryshe. Raporti zbulon se në vitin 2024 Federata Angleze kishte arritur një marrëveshje verbale me Pep Guardiolën për ta emëruar trajner të kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri spanjoll ishte zgjedhja e parë e drejtuesve anglezë për të udhëhequr “Tre Luanët”, por më pas vendosi të rinovojë kontratën me Manchester Cityn. Ky vendim bëri që Federata Angleze të ndryshonte strategji dhe të kthente vëmendjen te Thomas Tuchel.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?