Zbulohet rrugëtimi i çerekfinaleve të Champions League

Bayern Munich-Inter, Barcelona-Borussia Dortmund, Arsenal-Real Madrid dhe PSG-Aston Villa. Këto janë ndeshjet çerekfinale të Champions për sezonin 2025/2026.

Interi, e vetmja skuadër italiane ende e përfshirë në kompeticion, do të përballet me bavarezët e Kompany. Akti i parë do të zhvillohet në tokën gjermane më 8 prill, ndërkohë që ndeshja e kthimit në San Siro më 16.

Arsenali do të luajë në shtëpi sfidën e parë ndaj Realit, ndërkohë që kthimit në Bernabeo. Barcelona ndërkohë do të luajë fillimisht në shtëpi ndaj Dortmundit dhe më pas do të udhëtojë për në Gjermani.

KALENDARI

E martë, 8 prill, ora 21:00: Arsenal-Real Madrid dhe Bayern-Inter
E mërkurë, 9 prill, ora 21:00: Psg-Aston Villa e Barcelona-Borussia Dortmund
E martë, 15 prill, ore 21:00 Aston-Villa Psg e Borussia Dortmund-Barcelona
E mërkurë, 16 prill, ore 21:00 Real Madrid-Arsenal e Inter-Bayern

Image

SHKARKO APP