Zbulohet skandali te PSG, të përfshirë edhe Infatino me Platini-n

“Football Leaks” zbulon një skandal të ri në lidhje me Paris Saint-Germain. Siç raportohet nga “Der Spiegel”, klubi francez mori një kredi të parregullt prej 1 miliard e 800 milionë euro nga qeveria e Katarit, duke thyer rregullat e Fair Play-t Financiar. PSG rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, ndërkohë që Neymar dhe Mbappé që mund të largohen.

DOKUMENTACIONI – Të përfshirë në skandal janë Gianni Infantino, president aktual i FIFA-s dhe Michel Platini, së bashku me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe njeriun e tij të djathtë Blanc. Dokumentet e “Football Leaks” kanë zbuluar se Infantino dhe Platini ishte të përfshirë në akordin ekonomik mes PSG dhe Katarit, edhe pse kjo gjë nuk ishte në përputhje me rregullat e Fair Play-t Financiar.

Platini ka favorizuar Al-Khelaifin për të zhdukur borxhin, duke fshehur veprimet me kontratën me Ministrinë e Turizmit në Katar sezonin 2013-2014 , njëlloj siç është vepruar me Manchester City-in. “Football Leaks” ndërkohë ka zbuluar edhe një tjetër prapaskenë, pasi hetimi i dytë i qershorit në vitin 2017, është mbyllur për arsye politike. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?