Zbulohet takimi: Milani pranë nënshkrimit me Lorenzo Insigne

Agjenti i Lorenzo Insigne konfirmon se në llogari të klientit të tij ai “ka zhvilluar një takim” me Milanin përpara rinovimit me klubin e Napolit.

“Rinovimi me Napoli është diçka e rëndësishme për klubin, qytetin dhe mbi të gjitha për Lorenzon. Ka pasur oferta më të favorshme financiare jashtë dhe gjithashtu brenda Italisë. Milani? Po para mbylljes së kontratës kam pasur një takim me drejtorin sportiv të Milanit pasi Insigne ishte një ndër lojtarët që interesohej klubi kuqezi. Gjithçka mbeti vetëm te ai takim pasi Insigne vendosi të ardhmen te klubi i Napolit”, u shpreh ai për “Premium Sport”.

Kujtojmë që Insigne zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me Napolin deri në vitin 2022. / SYRI.net /

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?