Zbulohet transferimi i parë i Barcelonës, ja emri…

Emerson pritet të jetë transferta e parë e Barcelonës gjatë merkatos së verës.

“Cadena SER” raporton se Emerson Royal do të jetë nënshkrimi i Barcelonës për sezonin e ri. Braziliani u bashkua me Blaugranët në vitin 2019, mirëpo ishte huazuar te Real Betis.

Sezoni i Barcelonës ka mbaruar edhe pse ka mbetur një ndeshje për t’u luajtur në La Liga, kështu ata janë duke u përgatitur për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qoftë se klubi katalunas dëshiron që të rikthejë në skuadër përfundimisht lojtarin e tyre, atëherë duhet të paguajnë një shumë rreth 9 milionë euro ose të përfshijnë një lojtar tjetër në operacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emerson pritet që të bashkohet në ndeshjet parasezonale dhe mendohet se ai do t’i shtojë shumë skuadrës të drejtuar nga Ronald Koeman. Barcelona së fundmi ka qenë e lidhur me transferimin e dy sulmuesve, Sergio Aguero dhe Memphis Depay.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?