Zbuloni talenët shqiptarë të Seria A, pjesë e kombëtares U17!

Ekipi kombëtar shqiptar i 17-vjeçarëve, qw drejtohet nga trajneri Xhemal Mustendanagiç, quajtur shkurt Xhema, bëhen gati për turneun e radhës. Mes tyre, disa lojtarë që i përkasin klubeve më të mëdhenj të Serisë A. Të pranishëm një futbollist i Milanit, një i Interit dhe një i Romës, pa llogaritur të Torinos, dhe një juventin të dëmtuar që nuk ka mundur të vijë.

Xhema është i gatshëm që t’i njohim ata lojtarë të tij, që veshin fanellat e famshme.

Milanisti është Ismet Sinani, një djalë me origjinë nga Prizreni. Me kombëtaren shqiptare, thotë se ka qenë i lidhur prej kohësh.  Më pas ai thërret edhe shokun e tij Interist. Frenci Qerosi është histori tjetër. Adoleshenti korçar ka shumë besim tek suksesi me kombëtaren e 17-vjeçarëve. Të dielën që shkoi u luajt derbi i Milanos në “San Siro”. Ndoshta, interisti nga Korça mund ta ketë urryer portierin e Milanit, Diego Lopez, për pritjet që bëri. Lojtari kuqezi dhe ai zikaltër ende nuk janë ndeshur me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më në jug të Italisë është Lirim Kastrati, lojtari i Romës. Është ende i vogël, por ka mësuar të sakrifikojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Djaloshi nga Malisheva nuk është lëkundur për fanellën e kombëtares. Ekipi U17 do të ketë këto ditë një turne të fortë në Vjenë. Këta mund të jenë disa nga yjet e ardhshëm në Serinë A, ndonëse janë ende të rinj për të bërë parashikime.

Arman Sykaj i Juventusit, i dëmtuar, nuk erdhi dot këtë herë në skuadër, por aty janë Shaban Gashi i Torinos dhe Marash Kumbulla i Veronës apo Esat Kalaja i Bolonjës. Pa harruar futbollistët nga Anderlehti apo Varegemi në Belgjikë, Olimpiakos, Panathinaikos, Aris apo Iraklis në Greqi.

Vetëm 7 nga 24 të përzgjedhurit e trajnerit Mustendanagiç luajnë në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?