Zgjidhet futbollisti më i mirë i sezonit në Premier League
Premier League ka shpallur sot fituesin e futbollistit të ri më të mirë për sezonin 2019-2020, Bëhet fjalë për mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Futbollisti 21-vjeçar ka qenë një nga protagonistët e “të kuqve” jo vetëm këtë sezon që fituan titullin kampion pas 30 vitesh pritjeje, por edhe një vit më parë në triumfin në Ligën e Kampionëve.
Alexander-Arnold ka mbyllur një sezon fantastik me Liverpoolin, pasi ka luajtur në të 38 ndeshjet e kampionatit, 49 në total në gjithë sezonin, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 13 asiste.