“Zhduket” Armando Duka, Presidenti i FSHF, por shfaqet në facebook!
Mijëra tifozë ishin të shqetsuar prej dy ditësh pasi nuk iu shfaqej Presidenti i FSHF, Armando Duka, tani në prag të shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki. Tifozët kanë shkruar statuse të shqetsuara se ku gjendet Duka i Madh i futbollit.
Por sot, para pak minutash, Armando Duka ka publikuar një status ku shkruan:”Yjet e futbollit në ndeshjen e bamirësisë për viktimat e përmbytjeve në Slloveni
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka organizuar një ndeshje futbolli bamirësie me yjet e futbollit për të ndihmuar viktimat e përmbytjet katastrofike që goditën Slloveninë disa javë më parë e që sollën dëme të mëdha materiale.
Ndeshja e futbollit po zhvillohet në Lubjanë në stadiumin Stožice dhe të gjitha të gjitha të ardhurat e mbledhura nga sponsorizimet, shitja e biletave dhe donacionet vullnetare individuale shkojnë për fondacionin bamirës “PREPROSTO BLIZU”, që u themelua dhe drejtohet nga RADIO 1 – stacioni radiofonik më i madh në Slloveni.
Fondacioni do të shpërndajë fondet për ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë. Shumë yje të futbollit botëror, duke përfshirë edhe fitues të shumtë të Kupës së Botës dhe Champions League pranuan me kënaqësi ftesën e Presidentit Ceferin për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative. Gianluigi Buffon, Andrej Shevchenko, Paolo Maldini, Luis Figo, Zvonimir Boban, Javier Zanetti, Eric Abidal, Predrag Mijatović, Vladimir Šmicer, Nemanja Vidić, David James, Giorgos Karagounis, Mario Mandzukić, Mikael Silvestre apo edhe shumë të tjerë luajtën këtë herë “për Slloveninë”.
Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë kontributin e saj përmes një donacioni financiar për t’iu gjendur sadopak pranë viktimave të përmbytjeve dhe Sllovenisë së goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Gjithashtu, ndeshja ka një mbulim shumë të madh televiziv vendor dhe ndërkombëtar, duke u transmetuar drejtpërdrejtë në 27 vende të ndryshme në mbarë botën”- përfundon statusi i Armando Dukës.
Ndërkohë prapë cel i presidentit është jashtë rrjetit të ONE, duke ngritur prapë shqetsimet për Presidentin e futbollit dhe a është Duka i vertetë te statusi i tij në facebook.
KOHA JONË SONDAZH