Zhduket Bacca! Milan i mungojnë golat dhe kolumbiani

 

Carlos Bacca, kjo pyetje mbizotëron më së shumti, në "kokën" e tifozëve të Milanit.

Sulmuesi kolumbian nuk shënon prej më shumë se 1 muaji me një "thatësirë" prej 371 minutash, dhe në këtë mënyrë shterpësia e Baccës, po kthehet në një problem serioz edhe për MIlanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish bomberi i Sevillas prej disa javësh humbi efikasitetin përpara portës, kjo edhe për faktin se mbështetet shumë pak nga shokët e tjerë të skuadrës. Në barazimin zhgënjyes 0-0 ndaj Carpi, që la kuqezinjtë në vend-numëro. Sakaq, 29-vjeçari amerikano-jugor e preku vetëm 28 herë topin, madje edhe Donarumma që luan në portë bëri më mirë se ai pasi e luajti në 35 raste topin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një e dhënë me të vërtetë shqetësuese kjo që duhet ta bëjë të reflektojë jo pak trajnerin e kuqezinjëve Sinisa Mihajlovic. Pas finalizimit ndaj Lazios, nisi  disheza e Baccës por edhe ajo e Milanit pasi 18-herë kampionët e Italisë kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Paraqitje për tu harruar ato të sulmuesit kolumbian në sfidat ndaj Atalantës, Juventusit, Sampdorias dhe sëfundmi Carpit.

Skema 4-4-2 e përdorur nga Mihajloviç në sfidat e fundit e penalizon shumë 29-vjeçarin, prandaj trajner serb duhet me cdo kusht të ndryshojë dicka në mënyrë që Baccës ti paraqiten më shumë mundësi shënimi. 30 milionët Eurot e shpenzuara për të u dukën një investim i mirë kur sulmuesi kapi shifrën e 6 golave në 11 takime, por pas paraqitjeve të Baccës në 4 ndeshjet e fundit të kampionati,t te Milani kanë nisur të mendojnë nëse kanë bërë me të vërtetë zgjedhjen e duhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?