Zhegrova jashtë listës në Europë, mund të largohet nga Juventusi
Juventusi ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të regjistruar për fazën e ligës në Europa League, ku bie në sy mungesa e pesë futbollistëve. Mes tyre është edhe Edon Zhegrova, një zgjedhje që tërheq vëmendjen për shkak të pritshmërive që kishte për të pasur një rol më të rëndësishëm në ekip.
Përveç anësorit kosovar, jashtë listës kanë mbetur edhe Khéphren Thuram, Arkadiusz Milik, Daniele Rugani dhe Jeff Ekhator. Thuram pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për problemin në gju, ndërsa Ekhator vijon të jetë i dëmtuar.
Në krahun tjetër, trajneri Luciano Spalletti do të ketë në dispozicion afrimet e reja të merkatos. Në listë janë përfshirë Grabara, Çelik, Kolo Muani, Alajbegovic, Vicario, Lucumí, Ëoltemade dhe Sarr. Pjesë e grupit është edhe Juan Cabal, pavarësisht se ishte pranë largimit në ditët e fundit të merkatos.
Mungesa e Zhegrovës mbetet një nga surprizat më të mëdha të listës. Kosovari ka pasur probleme fizike që prej transferimit te Juventusi, ndërkohë që nuk përjashtohet një largim i mundshëm në Turqi dhe Arabi.
KOHA JONË SONDAZH

