Zhegrova: Kombëtarja mbi të gjitha, intrigantët dhe injorantët s’ia duan të mirën Kosovës
Mungesa e Edon Zhegrovës dhe Amir Rrahmanit në ndeshjen me Izraelin në “Fadil Vokrri” ka qenë temë e ditës në Kosovë. Dy futbollistët janë akuzuar për mosrespektim të fanellës, pasi kanë vënë në plan të parë interesat personale dhe të klubeve që përfaqësojnë.
Përplasjen me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës e ka pranuar vetë sulmuesi i Lilles, Zhegrova, të cilit i është bërë presion se nëse nuk do t’i përgjigjej ftesës për ndeshjen me Izraelin, nuk do t’i duhej ekipit për ndeshjet e ardhshme.
Me anë të një postimi të gjatë në Instagram, Edon Zhegrova hedh akuza kundrejt atyre që i quan intrigantë.
Postimi i Zhegrovës:
“U rrita në Prishtinë më ëndrrën se një ditë do të luaj për Kombëtaren time.
Edhe pse derisa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua m’u ofruan shumë oferta, shumë joshje, të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr: të luaja për atdheun tim, për Kosovën.
Me muaj të tërë më kanë joshur të tjerët me lloj-Iloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri. Sepse e kam dëgjuar zemrën.
Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha me pikëpyetje të luaj apo të mos luaj nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.
Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje shpesh, por nuk kam folur asnjëherë, vetëm të mos e prish harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat, thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje”.
KOHA JONË SONDAZH

