Zhegrova prezantohet te Juventusi: Rama më ndihmoi shumë, përfaqësoj të gjithë shqiptarët!

Zhegrova prezantohet te Juventusi: Rama më ndihmoi shumë, përfaqësoj të gjithë shqiptarët!

Edon Zhegrova ka dhënë fjalët e para si futbollist i Juventusit, duke shprehur emocionet e tij për këtë hap të rëndësishëm në karrierë. Nuk mungoi as një pyetje nga gazetarët e pranishëm për marrjen e pasaportës shqiptare dhe biseda me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“I jam shumë mirënjohës klubit për mirëseardhjen. Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu. Këto ditë të para kanë qenë fantastike, të gjithë – stafi dhe shokët e skuadrës – më kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Padyshim një përshtypje shumë pozitive,” – tha sulmuesi kosovar.

I pyetur për arsyet që e bindën të zgjidhte Juventusin, Zhegrova theksoi: “Projekti i Juves më bindi. E njihja David (Ndikimin e mikut të tij) që më parë. Kjo është një skuadër me shumë cilësi dhe unë jam i bindur që mund të jap kontributin tim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhegrova foli edhe për gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që e kishte mbajtur larg fushave: “Kam kaluar një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimit, por tashmë kam filluar të stërvitem fort me stafin. Shumë shpejt do të jem gati 100%.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket objektivave me fanellën bardhezi, ai u shpreh i qartë: “Ky ekip ka shumë cilësi. Synimi ynë është të fitojmë çdo ndeshje dhe të arrijmë sa më lart.”

Biseda me Ramën: “Ai është një mbështetës i madh i Juventusit. Ishte shumë i kënaqur dhe i lumtur. Donte që të ma jepte pasaportën shqiptare ndaj dhe më ndihmoi shumë në këtë rast. I jam shumë mirënjohës. Më dha këtë pasaportë sepse unë përfaqësoj të gjithë komunitetin shqiptarë dhe jam shumë e rëndësishme dhe sigurisht që do t’i japë fanellën e parë”. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?