Zhgënjen Skënderbeu, barazim pa gola Teuta-Dinamo

Në kuadër të javës së 24-t të ”Abissnet Superiore”, Laçi ka marrë një fitore me shumë vlera në Korçë, 2-0 përballë Skënderbeut. Kurbinasit arritën të sigurojnë ngjitjen në vendin e 6-të në klasifikim.
Në fundin e pjesës së parë, më saktë në minutën e 41-të, kurbinasit zhbllokuan sfidën me një gol të shënuar nga Bullari, ndërkohë që dyfishimi i rezultatit mbërriti në minutën e 86-të me autor william Cordeiro. Korçarët në minutën e 59-të u detyruan të luajnë me një lojtar më pak. Më ndërhyrjen e VAR, Rashica u ndëshkua me karton të kuq.
Sfida tjetër e ditës së sotme mes Teutës dhe Dinamos nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim pa gola. Kryeqytetasit renditen në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa durrsakët mbajnë vendin e tetë me 24 pikë.