Zhgënjeu në Europian, Franca merr vendimin për fatin e Deschamps

Edhe pas eliminimit nga Spanja, Didier Deschamps konfirmohet ne krye te kombëtares franceze. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë presidenti i Federatës Franceze, Dialo, i cili theksoi se rrugëtimi me teknikun 55-vjeçar do të vijojë edhe pas Europianit.

Sipas tij, Deschamp i ka arritur objektivat dhe nuk duhet të hidhet poshtë i gjithë kontributi i tij, pas vetëm një ndeshje.

”Nuk shoh ndonjë arsye për të vënë në pikëpyetje kontratën e Deschamps. Rezultatet e mëparshme flasin në favor të tij dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij” tha mes të tjerash numri një i federatës franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Didier Deschamps ka qenë në qendër të kritikave gjatë këtij turneu, kjo për shkak të lojës aspak bindëse të gjelave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?