Zhgënjim total, Partizani dhe Egnatia eliminohen nga Conference League

Partizani dhe Egnatia eliminohen që në turin e dytë të Conference League. Dy skuadrat e Superiores zhgënjejnë në Europë.

Të kuqtë e Orges Shehit, barazuan pa gola ndaj gjeorgjianëve të Iberia 1999 në “Elbasan Arena”, teksa humbja 2-0 në ndeshjen e parë, bëri që Partizani të eliminohet.

Të njëjtin fat kishte edhe Egnatia, që zhgënjeu totalisht në ndeshjen e kthimit ndaj Vikingur Reykjavik.

Rrogozhinasit fituan 1-0 në ndeshjen e parë në Islandë, por në sfidën e kthimit në “Loro Boriçi” u mposhtën 0-2.

Një autogol i Dulysse në minutën e 28-të dhe goli i Thrandarson në minutën e 48-të, i dhanë triumfin islandezëve.

SHKARKO APP