Zi në futbollin britanik, ndahet nga “Picasso i futbollit”
Futbolli britanik është në zi pas ndarjes nga jeta të John Robertson, ish-mesfushorit skocez dhe një prej figurave më ikonike në historinë e Nottingham Forest. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi anglez, i cili përmes një komunikate zyrtare nderoi “talentin e pakrahasueshëm të Johnit, përulësinë e tij dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Nottingham Forest”.
I lindur në vitin 1953, Robertson ishte një nga protagonistët kryesorë të skuadrës legjendare të Forest që fitoi për dy sezone radhazi Kupën e Kampionëve të Europës në vitet 1979 dhe 1980. Për tifozët e klubit, ai konsiderohet një simbol absolut: në një sondazh të fundit u votua si lojtari më ikonë dhe më i dashur në historinë e ekipit.
Gjatë periudhës së artë 1978–1980, Nottingham Forest fitoi të gjithë trofetë kryesorë, përfshirë kampionatin anglez, Charity Shield, Kupën e Ligës dhe Superkupën e UEFA-s. Trajneri legjendar Brian Clough e quante Robertson “Picasso i futbollit”, për shkak të saktësisë dhe vizionit të jashtëzakonshëm në pasimin final.
KOHA JONË SONDAZH

