Zidane do të marrë drejtimin e Francës në vitin 2026

Zinedine Zidane do të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës. Mungon vetëm zyrtarizimi, por është e sigurt që ish-mesfushori do drejtojë “gjelat” pas përfundimit të Kupës së Botës në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë në vitin 2026.
Sipas “El Mundo Deportivo”, Zidane ka zgjedhur që të qëndrojë edhe për një sezon e gjysmë pushim për të realizuar më pas ëndrrën, drejtimin e Kombëtares franceze.
Pas negociatave, Federata franceze e futbollit ra dakord që Zidane të qëndrojë në Madrid dhe të udhëtojë drejt Francës vetëm për grumbullimet e skuadrës.
Emërimi i tij si trajner kryesor i Francës konsiderohet si tepër i rëndësishëm, teksa në këtë detyrë do të pasonte Didier Deschamps, i cili ka vendosur të largohet nga nënkampionët në fuqi të Botës pas Botërorit të 2026.