Zidane e thotë hapur: Dua Pogba-n menjëherë te Reali!

Zinedine Zidane nuk është nga ata trajner që i pëlqen që t’i fsheh dëshirat. Strategu francez eka të qarta idetë e tij për skuadrën që kërkon të ketë në dispozicion, duke thënë: “Dua Pogba, menjëherë ose në fund të sezonit”. Të paktën kështu e kanë cituar mediat spanjolle.

 

Gazeta “Marca” raporton se në javët e fundit presingu i teknikut francez është bërë edhe më intensiv, edhe pse Pogba ishte kërkesa e vërtetë e tij në merkato, kur pranoi të kthehej në pankinën e Real marsin e kaluar. Kontaktet mes Zidane e Pogba nuk janë ndërprerë kurrë, vetë mesfushori punon me mendjen e drejtuesve të United: lëvizja e parë ishte refuzimi i rinovimit të kontratës në skadencë në 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemi, për Zidane, është se anglezët duan 120 milionë euro e jo të gjithë tek Real Madrid janë të bindur, më tepër në lidhje me ekuilibrat e dhomave të zhveshjes, teksa Pogba duhet të paguhet më shumë se Hazard, për të cilin janë investuar rreth 100 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë pikë mund të ndërhyjë Juventus, që nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të afruar sërish futbollistin francez, i cili arriti kulmin e karrierës së tij pikërisht në Torino duke u bërë një ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?