Zidane, trajneri i 11-të në 12 vitet e Perez si president i Realit

 

Me shkarkimin e Rafael Benitez Reali i Madridit ka emëruar trajner të ri francezin Zinedine Zidane. Me këtë lëvizje shkon në plot 11 numri i teknikëve që ka patur Reali i Madridit gjatë 12 viteve me Florentino Perezin, si president. Numri 1 i Los Blancos shquhet për lëvizje trajnerësh pasi askush nuk ka arritur të rezistojë më shumë 3 vjet me të në krye të Real Madrid.

Perez kur fitoi mandatin e parë si president i Realit në vitin 2000, në atë periudhë, 68-vjecari madrilen gjeti në drejtimin e skuadrës një emër të shquar si Vicente Del Bosque, i cili mbijetoi në stolin e Los Blancos deri në qershor të 2003-shit. Vendimi i Perez-it për të lejuar largimin e një tekniku si Del Bosque që në 3 sezone e gjysmë fitoi 2 tituj të La Ligas dhe 2 Champions League vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite një nga më të diskutuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Del Bosque me portugezin Jose Mourinho është një nga dy trajnerët që ka rezistuar për më shumë kohë me Perez, plot 2 vjet e 11 muaj secili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendin e Del Bosques e mori portugezi Carlos Querioz, i cili u pasua nga Jose Antonio Camacho, Mariano Garcia Ramon, Vanderlei Luxemburgo dhe Juan Ramon Lopez Caro. Ky i fundit është edhe trajneri më jetëshkurtër me Perez si president pasi qëndroi në stolin e Realit nga data 4 Dhjetor 2005 deri në 27 Shkurt të 2006-ës.

Juan Ramon Lopez Caro ndan edhe periudhën 12-vjeçare të presidencës së Florentino Perez, pasi biznesmeni spanjoll u largua nga detyra në vitin 2006-të për t’u rikthyer në 2009-ën. Me fitimin e mandatit të dytë si president Perez në Qershor të 2009-ës emëroi Manuel Pellegrini si trajner të ri. Kiliani qëndroi në krye të Realit për vetëm 1 sezon. Në Maj të 2010-ës, drejtimin e “Los Blancos” e mori Jose Mourinho i cili qëndroi në krye të skuadrës merengues deri në përfundim të kontratës, duke u larguar në qershor të 2013-ës.

Edhe 1 vit e 11 muaj zgjati eksperienca e Carlo Ancelottit që mori drejtimin e Realit pas largimit të portugezit. Fitimi i “La Decimas” në Champions League nuk i mjaftoi trajnerit italian, i cili u shkarkua nga Perez. Verën e kaluar presidenti i Los Blancos emëroi Rafael Benitez  trajner të ri, por aventura e trajnerit spanjoll në krye të Realit zgjati shumë pak.

Perez pasditen e së hënës largoi nga detyra ish teknikun e Napolit dhe të Liverpulit, duke emëruar francezin Zinedine Zidane, si trajner të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?