Zika, atletikët nga Kenya, tërhiqet nga Lojërat Olimpike

Kenya mund të dalë nga Lojërat Olimpike të Rio të cilat do të organizohen në gusht të këtij viti, nëse virusi Zika në Brazil arrin “nivele epidemike”, thotë kreu i komitetit olimpik të Kenias. Edhe pse vendi mbahet për shumë çmime e trofe, e shohin me rrezik pjesëmarrjen në Rio të Brazilit.

Shpërthimi i sëmundjes në Amerikën e Jugut është duke u lidhur me defekte të rënda të lindjes. Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi virusin si një emergjencë globale të shëndetit publik. Kipchoge Keino tha: “Ne nuk do të marrim përsipër për qytetarët që jetojnë atje, nëse ky virus arrin nivele epidemike”.

Autoritetet braziliane këmbëngulin që nuk do të ketë rrezik për atletët dhe spektatorët, me përjashtim të grave shtatzëna. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar thotë se është në “kontakt të ngushtë” me organizatorët, ndërsa objektet olimpike do të inspektohen çdo ditë deri dhe gjatë Lojërave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kenya kryeson tabelën me medalje në Kampionatin Botëror të Atletikës, dhe mungesa e vendit do të ndihet shumë, kur ata kanë bërë një rrugë të gjatë me shumë sakrifica dhe me shumë medalje.

Swiss Digital Mobile Reklama

BBC/R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?