Zjarr në stadiumin e Baselit, anulohet sfida e radhës ndaj Thun

Një incident i papritur ka tronditur klubin zviceran Basel, pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu në ambientet e zhveshtoreve në stadiumin St. Jakob-Park, duke çuar në shtyrjen e ndeshjes ndaj FC Thun, e vlefshme për kampionatin zviceran.

Në një deklaratë zyrtare, klubi bëri të ditur se flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme brenda stadiumit, veçanërisht në zonën e dhomës së zhveshjeve, e cila është shkatërruar plotësisht. Sipas njoftimit, janë dëmtuar rëndë dhomat e lojtarëve, si dhe hapësirat për ruajtjen e pajisjeve të ekipit.

Dëmet nuk u kufizuan vetëm në këto ambiente. Zjarri preku edhe një sërë hapësirash të tjera funksionale, përfshirë zyrat administrative, mes tyre edhe zyra e menaxherit të ekipit,si dhe zonat e fizioterapisë, dushet dhe tualetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, klubi theksoi se janë dëmtuar ndjeshëm edhe pajisjet sportive, përfshirë këpucët dhe fanellat e përdorura për ndeshje dhe stërvitje, si dhe pajisjet mjekësore dhe teknike, të cilat pritet të jenë të vështira për t’u zëvendësuar në një afat të shkurtër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata zvicerane ka rënë dakord për shtyrjen e ndeshjes, ndërsa klubi i Baselit bëri të ditur se çdo zhvillim i ri do të komunikohet në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?