Zjarri i frikshëm në pallatin në Valencia, shtyhet ndeshja ndaj ekipit të Uzunit
Federata e Spanjës ka pranuar kërkesën e Valencias për shtyrjen e ndeshjes si pasojë e zjarrit të rënë në një pallat në lagjen Campanar që ka shkaktuar të paktën katër viktima.
Tani duhet të caktohet një orë dhe datë e re për ndeshjen mes Granadas dhe Valencias (do të luhej këtë të shtunë, ora 14:00).
“Këto janë kohë shumë të vështira. Është një ditë në të cilën futbolli është në prapaskenë, ka gjëra në jetë që kanë shumë më tepër vlerë. Duhet të solidarizohemi me këtë situatë dhe të falënderojmë të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar për të shmangur një situatë edhe më të rëndë”, deklaroi Rubén Baraja, trajner i Valencias, në një konferencë të posaçme për shtypin.