Zviceranët “trembin” italianët njëlloj si shqiptarët, “pushtojnë” Berlinin para ndeshjes

Swiss fans celebrate before a Group A match between Switzerland and Germany at the Euro 2024 soccer tournament in Frankfurt am Main, Germany, Sunday, June 23, 2024. (KEYSTONE/Peter Klaunzer)

Vetëm qielli është blu sot në Berlin në ditën e ndeshjes Itali-Zvicër, dueli i cili luhet sot  pasdite. Ndërkohë, bluja e ditës së shkëlqyer në kryeqytetin gjerman bie në kontrast me lumin e kuq të tifozëve zviceranë që po pushtojnë rrugët, nga stacioni qendror, ku është zona e tifozëve të UEFA-s, deri tek Alexanderplatz që kalon përmes portës së Brandenburgut.

Pushtimi zviceran, i cili mes brohoritjeve dhe humoreve tipike të tifozëve po kalon dalëngadalë drejt stadiumit ku janë paralajmëruar 70 mijë spektatorë, mes të cilëve vetëm 6 mijë italianë sipas të dhënave zyrtare. Një gjë e ngjashme ndodhi dhe ndaj Shqipërisë në duelin e parë në Dortmund.

Nga pikëpamja e rendit publik për momentin nuk raportohet për probleme, madje as në kufi nuk ka lajme për kalim të grupeve potencialisht të rrezikshme të tifozëve. /R.Lika-Koha Jonë/

@euro2024 The Switzerland fans are in town 🇨🇭 #EURO2024 ♬ original sound – EURO2024

SHKARKO APP