Zvicra e shqetësuar, “shqiptarët po rrëmbejnë talentin e radhës”

Gazeta e njohur zvicerane ka shkuar se shqiptarët dëshirojnë ta rrëmbejnë edhe Florian Kamberin.

Minuta e 93-të në derbin e Zurichut i ndryshoj jetën në mënyrë drastike futbollistit me origjinë shqiptare Florian Kamberi (20-vjeç), ndërsa me punë i kushtoi trajnerit të Zurichut, Urs Meier (54-vjeç).

Grasshopper largoi tre lojtarë të rëndësishëm si Nico Elvedi e Djibril Soë (të dy shkuan në Gladbach) dhe Dimitri Oberlin (Red Bull Salzburg).

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Grasshopper i ka gjetur yjet pasi ata tashmë janë 20-vjeçarët Shani Tarashaj (2 gola) dhe Florian Kamberi.

Swiss Digital Mobile Reklama

E çuditshme por e vërtetë: Ndërsa Tarashaj, Oberlin, Elvedi dhe Soë janë aktivizuar për ekipin kombëtar të Zvicrës U-15, hero i derbit, Kamberi nuk ka zhvilluar as edhe një ndeshje të vetme ndërkombëtare.

Kamberi është shtetas i dyfishtë zviceran dhe kosovar, shkruan Blick. “Shqiptarët duhet të kenë parë perlën e tij në derbi dhe do të tentojnë ta marrin.”

Përzgjedhësi i Zvicrës, Heinz Moser ka folur për të dy lojtarët. “

Kamberi është ndjekur nga afër për vite me radhë. Ai është vënë re gjithmonë si shënues. Konkurrenca e tij është shumë e madhe dhe e fortë, sidomos me Frey, Rodriguez dhe Tabakovic”.

Përzgjedhësi thotë se Tarashaj është pak më lartë se Kamberi.

“Tarashaj është gjithmonë më lartë se Kamberi dhe kam arsye për ta ftuar sa herë që luan kështu.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?