Zvicra mposht Algjerinë dhe thyen mallkimin 88-vjeçar, siguron kualifikimin në 1/8-at e Botërorit
Zvicra ka siguruar një vend në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Algjerinë në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at, e zhvilluar në Vancouver.
Helvetët e zhbllokuan sfidën që në minutën e 10-të me anë të Breel Embolo, i cili finalizoi me saktësi një aksion të mirë të skuadrës së tij. Vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, Dan Ndoye dyfishoi shifrat në minutën e 46-të, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e Zvicrës.
Me këtë sukses, Zvicra i dha fund një pritjeje të gjatë plot 88-vjeçare, duke fituar për herë të parë një ndeshje me eliminim direkt në një Kampionat Botëror. Fitorja historike i siguron skuadrës zvicerane një vend në raundin e 1/8-ave, ku do të përballet me fituesen e sfidës mes Kolumbisë dhe Ganës.
Ky triumf shënon një moment historik për futbollin zviceran, ndërsa skuadra synon të vazhdojë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026.


KOHA JONË SONDAZH

