Zvicra mund Turqinë dhe i afrohet kualifikimit, Shaqiri shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Zvicra rrëmben fitoren e parë në këtë Kampionat Evropian, duke mposhtur 3-1 Turqinë dhe tashmë është me një këmbë për në fazën tjetër. Skuadra e Petkovic zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke ju falur edhe formës fantastike të Xherdan Shaqirit. Futbollisti me origjinë shqiptarë shënoi dy gola shumë të bukur.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, nga sulmuesi Seferovic me një goditje shumë të saktë nga distanca. Më pas do të ishte radha e Xherdanit për të realizuar një gol fantastik me këmbën e djathtë në hyrje të zonës. Futbollisti nga Gjilani na ka mësuar me kryevepra të tilla. Turqia dha sinjale shprese në minutën e 62-të, teksa shënoi golin e vetëm në Evropian me Kahveci-n. Shpresat e Turqisë zgjatën vetëm 6 minuta, teksa Shaqiri do të finalizonte më së miri një kundërsulm të shpejt dhe një pasim nga Zuber.
Zvicra në këtë mënyrë e mbyllë në vendin e tretë Grupin A, me 4 pikë, po aq sa Uellsi, por me një golaverazh më të dobët. Shpresat janë të mëdha për një kualifikim duke marrë parasysh numrin e pikëve, teksa për momentin janë të parët nga vendet e treta. /R.Lika-Koha Jone/