ZYRTAR/ Edlir Tetova rikthehet në Durrës, emërohet trajneri i ri i Teutës

Pas ditësh spekulimesh dhe pritjeje, tashmë gjithçka është konfirmuar zyrtarisht: Edlir Tetova do të jetë trajneri i ri i Teutës për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi durrsak përmes një njoftimi zyrtar, ku prezantohet rikthimi i teknikut në qytetin e tij të lindjes, aty ku nisën edhe hapat e parë të karrierës së tij në futboll.

Tetova mbërrin te Teuta pas një periudhe mjaft të suksesshme në krye të Egnatias, ku gjatë tre sezoneve të fundit arriti të ndërtojë një nga skuadrat më konkurruese në futbollin shqiptar, duke fituar dy tituj kampionë radhazi dhe duke shkruar historinë me klubin nga Rrogozhina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në reagimin zyrtar të klubit thuhet:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja.”

Klubi durrsak i ka uruar trajnerit të ri punë të mbarë dhe suksese në aventurën e re në krye të skuadrës blu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?