Zyrtare, Adnan Januzaj shkon te Borusia Dortmund
Adnan Januzaj ka lënë Mançester Junajtidin dhe ka shkuar tek Dortmundi për të treguar se është I denjë për nivelet e lartë. Shqiptari i Belgjikës u huazua për një sezon nga klubi anglez tek ai gjerman, pasi trajneri Van Gal gjykoi se ai nuk mund të ishte i rëndësishëm sa duhet në “Old Traford”, të paktën tani për tani.
Fanela me numrin 9 tregon se Dortmundi ka besim se Januzaj do të jetë një sukses.
Ai u shpreh se kishte ardhur në një klub të madh ku dëshiron të arrijë gjëra të mëdha, duke nënvizuar sidomos tifozët e zjarrtë të stadiumit “Signal Iduna Park”.
Sulmuesi 20-vjeçar nuk ka rënë shumë poshtë duke u larguar nga Junajtid.
Nën trajnerin e ri, Tomas Tuhel, Dortmundi shpreson të arrijë suksese të mëdha ashtu si nën drejtimin e ish-trajnerit Jurgen Klop.
Mbështetja e tifozëve është më e madhja në Europë dhe Januzaj do të përpiqet të jetë pjesë e suksesit.
Ai dëshiron të harrojë Anglinë, të paktën për 1 vit, ndërsa në ishull, ai u mbajt mend më shumë për kartonët e verdhë për simulimet sesa për golat e shënuar.
Ish-trajneri i Junajtid, Dejvid Mojes, e quajti djaloshin nga Kosova një “Krujf i ri”, por ai ende duhet të bindë se është një profesionist i madh.
KOHA JONË SONDAZH

