Zyrtare, Andi Lila rikthehet te PAS Janina

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Andi Lila, rikthehet te skuadra e PAS Janinës.

Lila u bashkua me ekipin grek duke i dhënë fund sagës së gjatë në kërkim të një skuadre pas largimit nga Parma, klub që falimentoi duke larguar gjithë organikën e sezonit të kaluar.

“PAS Janina njofton rikthimin e lojtarit Andi Lila pas një evanture që mesfushori kaloi te Parma gjatë muajve të fundit”, theksohet në deklaratën zyrtare të klubit grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, edhe 29-vjeçari kuqezi shprehet i lumtur për rikthimin në ekip. “Jam shumë i lumtur që pas shumë muajve u riktheva sërish në shtëpinë time. Po pres me padurim për të nisur stërvitjen me shokët e skuadrës dhe për ta ndihmuar skuadrën gjatë këtij sezoni për t’u ngjitur sa më lart në klasifikim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthimi i Andi Lilës është një lajm shumë i mirë për ekipin e Janinës që sezonin e shkuar e mbylli në vendin e gjashtë të klasifikimit. Me skuadrën e Parmës, Lila regjistroi 11 ndeshje me dy gola të shënuar. Pas falimentimit dhe largimit  nga Parma, Lila iu bashkua dhe u stërvit disa ditë me ekipin e Skënderbeut, në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?