ZYRTARE/ Armando Cungu largohet nga drejtimi i Laçit

Mbyllet aventura e dytë e Armando Cungut në stolin e Laçit. Pas më shumë se një viti në krye të skuadrës kurbinase, trajneri shkodran dhe klubi bardhezi kanë ndarë udhët për shkak të rezultateve të dobëta.

Humbja ndaj Kukësit në javën e 4-t të kampionat i ka vendosur “kapak” bashkëpunimit mes palëve me Cungun që ka arritur akordin me presidentin Pashk Laska për të prishur me konsensus kontratën. Vetëm 3 pikë të grumbulluara në 4 javë, ishin shumë pak për një skuadër që pretendon titullin në këtë sezon dhe ka zhvilluar një merkato cilësore.

Ka qenë vetë Cungu që ka konfirmuar lamtumirën e tij nga Laçi. Shkodrani lë skuadrën kurbinase pas më shumë se një viti me një rekord prej 38 ndeshjesh, 21 fitoresh, 7 barazimesh dhe 10 humbjesh dhe kualifikimit në Europa League e kalimit të një turi.

SHKARKO APP