Zyrtare, Arsid Kruja kalon në Arabinë Saudite për 100 mijë dollarë
Vllaznia dhe klubi i Arabisë Saudite, Hajer arrijnë zyrtarisht marrëveshjen për transferimin e Arsid Krujës, gjatë merkatos së dimrit. Lajmi i përfolur prej ditësh nga ana e drejtuesve të klubit shkodran u zyrtarizua sot, teksa palët ranë dakord mbi të gjitha pikat e marrëveshjes. Me një shtrëngim duarsh në fund për mbylljen me sukses të bisedimeve, Kruja do të nisë eksperiencën e parë jashtë vendit, pikërisht në Arabi Marrëveshja është firmosur dhe nga administratori i KF Vllaznia, Neritan Kalamishi, nga vetë lojtari dhe menaxheri i tij, Ilir Halili. Futbollisti pritet të udhëtojë drejt Antalias për t'u bashkuar tashmë me skuadrën e tij të re në grumbullimin dimëror që klubi arab po zhvillon në qytetin turk. Mësohet se marrëveshja për kartonin e lojtarit është mbyllur për shumën e 100 mijë dollarëve, e cila do të përfitohet nga ana e klubit shkodran, pa përfshirë pagën e futbollistit. Kruja është një produkt i ekipeve zinxhirë të Vllaznisë dhe konsiderohet një prej lojtarëve më cilësorë të shkodranëve. Kruja, 21 vjeç, është pjesë edhe e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

