ZYRTARE/ Bayern Munich transferon Nathaniel Brown, firmos deri në vitin 2031

Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Nathaniel Brown nga Eintracht Frankfurti, duke siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit gjerman.
Klubi bavarez njoftoi se futbollisti 22-vjeçar ka firmosur një kontratë afatgjatë, e cila do ta mbajë në “Allianz Arena” deri në verën e vitit 2031.
Sipas mediave gjermane, Bayern ka paguar rreth 55 milionë euro për kartonin e Brown, një investim i rëndësishëm për të forcuar repartin defensiv.
Mbrojtësi i lindur në vitin 2003 vjen pas një sezoni pozitiv me Eintracht Frankfurtin dhe ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës 2026.
Me këtë transferim, Bayern vazhdon strategjinë e investimit te futbollistët e rinj gjermanë, ndërsa Brown pritet të ketë një rol të rëndësishëm në projektin afatgjatë të kampionëve të Bundesligës.
KOHA JONË SONDAZH

