ZYRTARE/ Bayerni merr vendimin për fatin e trajnerit Hansi Flick

Hansi Flick do të jetë zyrtarisht trajneri i Bayern Munich deri në verën e vitit 2023. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi i Bayernit, një lajm që ka ardhur në një periudhë të vështirë siç është ajo e emergjencës nga koronavirusi.

Hansi Flick e mori drejtimin e Bayernit 5 muaj më parë duke u bërë trajner i parë i skuadrës pas shkarkimit të kroatit Niko Kocac. Puna e mirë që ka bërë gjatë këtyre muajve e ka shpërblyer me një kontratë të re afatgjatë 55-vjeçarin gjerman.

“Bayerni është shumë i lumtur me punën e Hansi Flick. Skuadra është zhvilluar mirë nën drejtimin e tij dhe luan futboll tërheqës, i cili reflektohet gjithashtu në rezultate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi i vetmi klub gjerman ende në garë në tre turne. Mua më pëlqen gjithashtu mënyra se si drejton skuadrën, aftësitë e tij njerëzore janë bindëse”, theksoi shefi ekzekutiv pas firmës mes palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?