ZYRTARE/ Bayerni vijon traditën, njofton largimin e Tuchel në fundin e sezonit
Pas thashethemeve nga mediat gjermane tashmë është zyrtarizuar: Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi bavarez përmes një komunikate.
“FC Bayern Munich dhe trajneri Thomas Tuchel kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit, i cili fillimisht do të përfundonte më 30 qershor 2025, por tashmë është vendosur më 30 qershor 2024. Ky është rezultati i një bisede miqësore midis CEO-s Jan-Christian Dreesen dhe Thomas Tuchel”, thuhet në deklaratën për shtyp të Bayernit.
“Në një bisedë të hapur dhe pozitive ne kemi marrë vendimin për të përfunduar reciprokisht bashkëpunimin tonë në verë. Qëllimi ynë që të arrijmë një riorganizim sportiv me një trajner të ri për sezonin 2024/25. Deri atëherë, çdo individ në klub duhet të japë maksimumin në Ligën e Kampionëve dhe Bundesligë.
Sidomos në Ligën e Kampionëve, jemi të bindur që, pas humbjes 0-1 në ndeshjen e parë në Lazio, në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena-n tonë të mbushur plotë, ne do të arrijmë në çerekfinale”, tha CEO i Bayern, Jan-Christian Dreesen. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

