ZYRTARE/ Berisha largohet nga Lazio, firmos me ekipin e Zenelit

Valon Berisha do të luajë në të njëjtën skuadër me Arbër Zenelin në sezonin e ardhshëm. Në mënyrë surprizuese në orët e para të mëngjesit të së premtes Lazio ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të përfaqësueses kosovare te skuadra franceze

Pasi i përfundoi huazimi 6-mujor te Fortuna Dusseldorf në Bundesliga me skuadrën që u rrëzua nga elita e futbolllit gjerman, Berisha u kthye përkohësisht te Lazio por rikthimi te bardhekaltrit zgjati vërtet shumë pak për 27-vjeçarin i cili tashmë do të jetë lojtar i Reims në Ligue 1 për 4 vitet e ardhshme.

Kartoni i Berishës i ka kushtuar arkave të klubit francez 5 milionë euro, 2,6 milionë euro më pak nga sa Lazio shpenzoi për ta blerë nga Salzburg 2 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?