FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Broja është largimi i radhës nga Partizani: Një falënderim për të gjithë!

Pas Jasir Asanit, Erald Çinarit, Eneo Bitrit, Esin Hakajt e Hektor Idrizajt, te Partizani vjen largimi i radhës. Rron Broja nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën që i skadonte në 30 qershor me klubin kryeqytetas duke ndarë përfundimisht rrugët me Partizanin.

25-vjeçari kosovar i cili u bë pjesë Partizanit para 2 vitesh pasi kishte spikatur me fanellën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur të largohet nga të kuqtë me të cilët zhvilloi në total 62 ndeshje në Kategorinë Superiore në dy sezone duke shënuar dhe 2 gola.

Broja me një postim në rrjetet sociale ka zyrtarizuar lamtumirën nga Partizani, duke falenderuar drejtuesit e klubit, tifozët dhe shokët e skuadrës për këto dy vite që sipas tij kanë qenë të mrekullueshme pasi është rritur shumë si futbollist.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Partizani. I falenderoj të gjithë, duke nisur nga presidenti, drejtori, trajnerët, shokët e skuadrës dhe gjithë stafin e klubit, me të cilët kemi punuar së bashku në këto dy vite. Gjithashtu një falënderim i veçantë për tifozët Ultras Guerrils për mbështetjen e tyre në çdo moment”, shkruan mesfushori.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?