ZYRTARE/ Busquets njofton largimin nga Barcelona në fundin e sezonit

Sergio Busquets ka vendosur që të largohet nga skuadra e Barcelonës. Lajmin e ka konfirmuar përmes një komunikimi emocionues në rrjetet sociale. Kapiteni i Barçës ia kishte thëne më parë vendimin presidentit Laporta dhe menaxherit të tij, Josep Maria Orobitg.

Busquets do të largohet nga Barça pas 15 sezonesh me klubi ku u rrit dhe fitoi gjithçka në karrierë. Ai beson se është momenti i duhur, sepse do të largohet duke ngritur titullin e La Ligës që mund të certifikohet të dielën e ardhshme.

Sergio Busquets e filloi sezonin duke qenë i bindur se do të ishte i fundit. Ai ka luajtur 718 ndeshje me fanellën e klubit Bluagrana, duke fituar 31 tituj, 9 kampionate, 7 Kupa Mbreti, 7 Superkupa të Spanjës, 3 Champions League, 3 Superkupa Europe dhe 3 Kupa Bote për Klube.

 

SHKARKO APP