ZYRTARE/ Cikalleshi ndryshon sërish ekip në Turqi, firmos për dy sezone

Sokol Cikalleshi ndryshon sërish skuadër në Turqi, teksa tashmë është bërë pjesë e Konyasporit. Sulmuesi kavajas sipas portali “hurriyet”, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Vizitat mjekësore i ka kryer mëngjesin e sotëm në Spitalin “Medicana Konya”. Cikalleshi ka luajtur 303 ndeshje në karreirën e tij, duke gjetur 92 herë rrugën e rrjetës. Me Kombëtaren tonë ka luajtur në 35 ndeshje, duke shënuar 7 gola.

Në ekipin e ri Cikalleshi do ta mbajë të veshur fanellën me numrin 17. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?