Zyrtare! Djed Spence firmos me Interin deri në vitin 2031

Djed Spence është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit. Futbollisti anglez ka mbyllur transferimin përfundimtar nga Tottenham te klubi zikaltër, duke firmosur një kontratë që e lidh me Interin deri në vitin 2031.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një shifër prej 30 milionë eurosh, ndërsa në kontratë janë përfshirë edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Spence do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon nga aventura e tij e re në Serie A.

Pas përfundimit të procedurave, 26-vjeçari ka dhënë edhe deklaratën e parë si futbollist i Interit, duke shprehur entuziazmin për këtë kapitull të ri në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Interi është një klub i madh dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për mua dhe familjen time. Jam jashtëzakonisht krenar që jam këtu, është një ndjesi sikur të kem shkuar në hënë. Jam gati të nis gjithçka”, u shpreh Spence.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtësi anglez e njeh tashmë atmosferën e San Siros, pasi ka luajtur më parë në këtë stadium, por në rolin e kundërshtarit. Ai kujtoi atë eksperiencë dhe tashmë shpreson të shkruajë histori me fanellën zikaltër.

Spence theksoi se forca e tij kryesore është në fazën mbrojtëse, por synon të përmirësohet edhe në aspektin ofensiv, duke kontribuar me më shumë gola dhe asistime.

Ai zbuloi gjithashtu se ka marrë mesazhe nga disa prej futbollistëve që njeh, mes tyre Lautaro Martinez, me të cilin ka qenë te Genoa, dhe John Stones, me të cilin ka ndarë eksperiencën në Botëror.

Në fund, mesazhi i tij për tifozët zikaltër ishte i qartë: “Forca Inter!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3464 (72.1%)
Jo 1343 (27.9%)

Vota totale: 4807