ZYRTARE/ Egjipti i Salah siguron kualifikimin për në Kupën e Botës 2026

Egjipti është kombëtarja e tretë afrikane që siguron kualifikimin për në Kampionatin Botëror 2026, duke u bashkuar me Marokun dhe Tunizinë.

Skuadra e drejtuar nga Rui Vitória arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Xhibutit, në ndeshjen e zhvilluar në Kazablanka, rezultat që i dha egjiptianëve biletën e shumëpritur për turneun më prestigjioz të futbollit botëror.

Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah, ishte protagonist absolut i takimit, duke shënuar dy gola në këtë triumf të lehtë. Me këtë sukses, Egjipti siguron pjesëmarrjen e tij të katërt në histori në një Kupë Bote.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Afrika e Veriut, tashmë janë kualifikuar edhe Maroku dhe Tunizia, ndërsa me përfshirjen e Egjiptit, numri i ekipeve të konfirmuara për Botërorin 2026 arrin në 19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në listën e pjesëmarrësve janë edhe Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja si vendet organizatore, si dhe përfaqësueset e tjera të konfirmuara deri tani: Jordania, Uzbekistani, Irani, Japonia, Korea e Jugut, Australia, Brazili, Argjentina, Kolumbia, Uruguai, Ekuadori, Paraguai dhe Zelanda e Re.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?