ZYRTARE/ Eriksen është lojtari i Interit, firmos deri në vitin 2024

Pas vizitave mjekësore, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Christian Erkisen është lojtar i Interit. Mesfushori danez kreu vizitat mjekësore dhe shkrepi disa fotot me tifozët zikaltër, ndërsa sot në selinë qendrore të klubit hodhi të zezën mbi të bardhë.

Nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset. Njoftimi erdhi nga klubi zikaltër në rrjetet sociale: “Eleganca e Milanos takon klasin tënd”.

Pasi u mbyllën bisedimet me Tottenhamin dhe gjithçka tjetër burokratike, është Christian Eriksen përforcimi i për mesfushën e Antonio Contes.

SHKARKO APP