Zyrtare, Ilir Daja merr “timonin” e Tiranës

 

Ilir Daja është zyrtarisht trajner i Tiranës. Sot është arritur marrëveshja dhe drejtuesit bardheblu kanë bërë prezantimin në zyrat e klubit, pranë stadiumit "Selman Stërmasi".

Palët kishin arritur akordin paraprak në aspektin ekonomik, duke mbyllur dhe detajet juridike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që nuk lejonte finalizimin e kësaj marrëveshjeje ishin kërkesat e Dajës, mes të tjerave për të nisur edhe një projekt afatgjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-trajneri kampion me Dinamon dhe Elbasanin do të drejtojë 24 herë kampionët e Shqipërisë deri në përfundim të sezonit, me mundësi rinovimi.

Pas prezantimit, Ilir Daja ka shkuar menjëherë të drejtojë skuadrën në seancën e parë stërvitore.

Daja pason te Tirana ish-trajnerin Shkëlqim Muça, dhe drejton kryeqytetasit për të rikthyer besimin tek fitorja, pasi në 8 javët e para bardheblutë kanë grumbulluar vetëm 10 pikë.

Ilir Daja, 49-vjeç, rikthehet në aktivitet si trajner pas 5 viteve. Për momentin, stafi i tij do të përbëhet nga Egbo dhe Gozdenoviç, dyshja që drejtoi fundjavën e shkuar Tiranën në barazimin ndaj Vllaznisë, në Pukë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?