ZYRTARE/ Interi blindon mesfushorin e talentuar deri në vitin 2026

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Nico Barella do të vijojë që të jetë pjesë e Interit edhe për disa vite të tjera, të paktën kështu ka nënshkruar në kontratë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare në Tëitter.

Barella do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit zikaltër edhe për 5 vite të tjera, sepse mesfushori ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2026.

Mesfushori që ka shkëlqyer në dy vitet e fundit do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që për momentin merrte vetëm 2.4 milionë euro. Zikaltrit i druheshin ndonjë oferte nga ndonjë klub i madh, ndaj nxituan për ta blinduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?