Zyrtare/ Ivan Balliu kthehet në Spanjë, firmos në La Liga 2
Ivan Balliu është futbollisti më i ri i Almeria.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare njoftoi largimin nga Metz në fund të muajit qershor, duke mos preferuar të zgjas kontratën me ekipin e Ligue 1.
E duket se “toka e premtuar” për 27 vjeçarin e dalë nga akademia e Barcelonës ishte Spanja, ku ka firmosur për 2 sezone, me opsion për një të tretë.
“Vamos Almería. Faleminderit për besimin. Tani për objektivat. Faleminderit, Al-Sheik”-shkruan Balliu në rrjetin social “Twitter”.
Përpos Almeria, interes për mbrojtësin e djathtë kuqezi kishte interes nga Lens, West Brom, Espanyol dhe Valladolid. Kujtojmë që spanjollët ndodhet në ligën e dytë iberike, me synimin ngjitjen në elitë, të cilës i mungon prej disa sezonesh.