FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Ivan Rakitic rikthehet te Sevilla, ja shifra e transferimit

Ivan Rakitic rikthehet sërish te Sevilla. Klubi andaluz ka zyrtarizuar nënshkrimin me mesfushorin kroat, i cili sapo mbylli një sezon të dështuar te “blaugranat”.

32-vjeçari ka nënshkruar për katër vjet. Sevilla, siç njoftohet nga MARCA, do t’i paguajë 1.5 milionë euro Barcelonës për kartonin e futbollistit, plus 9 milionë në formë bonuse, në varësi të arritjeve sportive të futbollistit dhe klubit.

Në qershor 2014, futbollisti i kombëtares kroate i tha lamtumirë mes lotësh stadiumit “Sánchez-Pizjuán”, por rikthehet në këtë impiant gjashte vite më pas. Në tre sezone e gjysmë te Sevilla, Rakitic luajti 149 ndeshje, shënoi 32 gola dhe dha 41 asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?