Zyrtare: Jovetic lojtar i Interit
Interi ka konfirmuar se ka transferuar sulmuesin malazez, Stevan Jovetic, nga Manchester City.
Goal mëson se Interi e ka marrë lojtarin për huazim një vjeçar, prej 2.1 milionë funtesh, teksa interi do të paguajë 8.5 milionë funte të tjera verën e ardhme pasi do ta ketë të oblikueshme blerjen e lojtarit.
City do të fitojë edhe 2 milionë funte të tjera bonus nëse Interi arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
“Stevan Jovetic do të arrijë në Milano nesër, para testeve mjekësore që do të mbahen të martën”, shkruan Interi në një komunikim të shkurtër në Tëitter.
Blerja e Joveticit e forcon Interin në repartin e sulmit, pas blerjeve të Murillos, Mirandas dhe Kondogbias.
KOHA JONË SONDAZH

