ZYRTARE/ Juventus rinovon kontratën me Manuel Locatellin
Juventus po vijon strategjinë për të rinovuar me futbollistët që janë në planet e së ardhmes së klubit. Mesfushori Manuel Locatelli së fundmi ka zgjatur bashkëpunimin e “Zonjën e Vjetër”.
Përmes faqes zyrtare, Juventus bën me dije se ishi lojtari i Milan-it ka rinovuar kontratën deri në qershor të 2028-ës.
“Manuel Locatelli firmos për një të ardhme bardhezi. Rinovimi me Juventusin deri në vitin 2028 është zyrtar”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e “Zonjës së Vjetër”.
Locatelli u bashkua me Juventusin në vitin 2021, ndërsa tashmë ka firmosur një kontratë të re që do të zgjasë dhe për 5 sezone të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

