ZYRTARE/ Kosova shkarkon trajnerin Gliha pas rezultateve të dobëta
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se ka shkarkuar nga detyra, trajnerin Primozh Gliha.
“FFK-ja falënderon trajnerin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-trajnerit, Alain Giresse.
Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize, do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e trajnerit të ri”, shkruhet në njoftim.
Kosova i mbylli Kualifikueset e Euro 2024 në vendin e pestë të grupit me 11 pikë. Në ndeshjen e fundit, Dardanët u mposhtën nga Bjellorusia.
KOHA JONË SONDAZH

