Zyrtare, Kuçka transferohet te Milan

Tjetër përforcim për Milan e Sinisa Mihajloviç. Pas Mario Balotelli, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Genoa, për transferimin në Milano të Juraj Kucka. Blerja e 28-vjeçarit sllovak i ka kushtuar arkave të Milan plot 3 milionë Euro, plus bonuset. Pamundësia për të mbërritur te Axel Witsel i Zenitit, apo edhe qoftë të mesfushorit të Sampdorias, Roberto Soriano, bëri që drejtuesit e 7-herë kampionëve të Europës të kthenin sytë nga Juraj Kucka. Mesfushorit të përfaqësues sllovake i skadonte kontrata me Genoa në vitin 2016 dhe për të mos e humbur me parametër zero pas një sezoni, drejtuesit e klubit nga krahina e Ligurias vendosën ta shisnin. Para pak ditësh Kuçka ishte shumë pranë transferimit te turqit e Bursasporit, por ndërhyrja e Adriano Gallianit bëri që 28-vjeçari të ndryshonte destinacion. Administratori i Deleguar i Milanit dhe presidenti i Genoas, Preziosi arritën një marrëveshje në një kohë shumë të shkurtër dhe Kuçka tashmë mund të vihet në dispozicion të trajnerit Sinisa Mihajloviç. Te kuqezinjtë mesfushori sllovak do të gjejë ish shokët e tij të skuadrës te Genoa, Antonelli, Niang dhe Bertolacci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?